LEXONI GAZETEN - Muaji SHTATOR

gazeta_koopertina

 Duhet te keni Acrobat Reader Kliko ketu per download

Moti ne Korce

Kembimi Valutor

Kursi merret nga Yahoo Finance
Sasia
Nga
Ne:


Foto Lajm

  • An Image Slideshow
  • An Image Slideshow
  • An Image Slideshow
  • An Image Slideshow
  • An Image Slideshow
  • An Image Slideshow
  • An Image Slideshow
Gazeta "Korça"
FJALA E PLOTË NË SHQIP Z. DONALD LU PDF Print E-mail
Shkruar nga Administrator   
E Enjte, 30 Korrik 2015 08:22
-Kjo është vizita ime e parë në Korçë, por di shumë gjëra mbi Korçën pasi mësuesja ime e gjuhës shqipe në Amerikë ishte korçare. Ajo më mësoi: -”Ja Korçare, ja hiç fare”. Ajo gjithashtu më mësoi se, Korça ka ushqimet më të shijshme, njerëzit më miqësor dhe malet e bukura të Moravës. Jam i kënaqur sot të bashkohem me ju si pjesë e Akademisë e politikës rinore. Jam në dIjeni se, të rinjtë e Korçës janë të mirënjohur për frymën e tyre të komunitetit dhe Shqipëria është një prej vendeve për moshën më të re në Europë vetëm 30 vjeç. Ky është një vend ku të rinjtë zotërojnë fuqinë, fuqinë për të zgjedhur udhëheqësit e tyre dhe fuqinë për të ndyshuar gjithë sistemin politik. Ju kini fuqinë të refuzoni politkanin kriminel, blerjen e votës, retorikën e inatosur politike. Ju e kini këtë fuqi vetëm nëse votoni. Gjatë zgjedhjeve të fundit në shtetet e bashkuara 78% e votuesve nën moshën 30 vjet qëndruan në shtëpi. Tre arsyet kryesore pse të rinjtë amerikanë nuk kishin votuar ishin: 1-Jam shumë i zënë 2-Harrova të votoj 3-Nuk jam i interesuar -Shpresoj që të rinjtë shqiptarë të jenë më të zgjuar se, sa të rinjtë amerikanë. Më shqetësojnë veçanërisht të rinjtë që thanë harrova të votoj. Njëra prej gjërave më të rëndësishme që qytetarët mund të bëjnë është të jenë votues të mirëinformuar. Ne kemi mbështetur forumet për kandidat në Berat, Fier, Pogradec, Shkodër dhe Tiranë. Përvoja jonë tregon se, kur kandidatëve ju jepet mundësia ata kanë gjëra të rëndësishme për të thënë, për atë që duan të bëjnë për të përmirësuar Bashkinë e tyre. Ka një shprehje në përdorim nga amerikanët: -”Nëse nuk voton mos u anko”. -Të gjithëve na pëlqen të ankohemi për udhëheqësit tanë. -Ju kini fuqinë të zgjidhni udhëheqësit tuaj. -Mos e shisni votën tuaj. Mos dëgjoni retorikën e inatosur politike dhe më e rëndësishmja ditën e votimit mos qëndroni në shtëpi e mos harroni të votoni. Mbas fjalës së Ambasadorit Amerikan Z. Donald Lu, u zhvillua një bashkëbisedim i ngrohtë midis studenteve / studentëve dhe ambasadorit, midis të cilëve do të veçonim studentet: -Xhensila Demolli, e cila theksoi se, Bashkimi Europian është një mundësi që nuk duhet humbur. Të rinjtë dhe Bashkimi Europian..., gjithashtu ajo foli mbi problematikat që sot ndeshen të rinjtë e të rejat që lidhen me çështjen e arsimit, ato ekonomike dhe të punësimit të studentëve pasi mbarojnë Universiteitin, problematikat sociale, partneritetin mes te rinjëve të rajonit dhe vendeve të BE, siç janë shkëmbim eksperincash, ato social kulturore e të tjera… -Studentja Ertena Bidollari, midis të tjerave tregoi se, ne si studente, një pjesë të problematikave që na shqetësojnë, i drejtohemi komunitetit dhe medias së shkruar dhe asaj radio televizive lokale si Gazetës Rajonale të Pavarur “Korça”, Televizionit jopublik “Lobi”, Televizionit publik “Korça”, e të tjera, sepse ato mbajnë të informuar komunitetin dhe nxjerrin në pah problematika për zgjidhje. Ne kërkojmë mbështetjen e kryetarit të ardhshëm të Bashkisë dhe Këshillit të Ri Bashkiak, që të marrë në konsideratë këto problematika dhe të ofrojë mundësi për zgjidhjen e tyre. Gjithashtu problematika të tjera ngritën dhe studentet: Ida Kosta, Irena Xhoza, Margeta Piluri, Sidorela Nurçe dhe Romina Xhoni e të tjera. Mbas përfundimit të aktivitetit studentet dhe studentët e rrethuan me dashuri dhe respekt Ambasadorin Amerikan Donald Lu, bënë fotografi me të në shënjë kujtimi të paharruar dashurie e respekti, që shprehej në sjelljet, fjalët, e fytyrat e tyre të gëzuara, duke i uruar ambasadorit Donald Lu, SUKSESE NË PUNËN E TIJ TË NDERUAR NË DOBI TË SHQIPËRISË DHE TË FORCIMIT TË MIQËSISË MIDIS POPULLIT SHQIPTAR E AMERIKAN DHE SE E PRESIM PËRSERI NË KORÇË!... MIRUPAFSHIM I NDERUAR Z.AMBASADOR ! 
Modifikuar per here te fundit ( E Enjte, 30 Korrik 2015 08:29 )
 
SHPALLJA E PAVARËSISË KOMBËTARE - ARRITJE E MADHE E PATROTËVE SHQIPTARË PDF Print E-mail
E Enjte, 01 Nentor 2012 19:19

-Shpallja e pavarësisë së  Shqipërisë u përgatit në një  kohë kur gjendja e Ballkanit  ishte e trazuar dhe konflikti  mi d i s  s ht e t ev e t ë  k ë t i j  gadishulli e Turqisë dukej i  pashmangshëm.  Më 8 tetor 1912, Mali i Zi  i shpalli luftë Perandorisë,  ndërsa më 17 tetor në  luftë  hynë Serbia e Bullgaria  dhe një ditë më vonë edhe  Greqia. Filloi kështu Lufta  e Parë Ballkanike, e cila  drejtohej kundër Turqisë  duke pasur si qëllim përfundimtar,  bashkimin  kombëtar    popujve  ballkanas.  -Populli  shqiptar,  aspironte  për  t’u  çliruar  nga  zgjedha  otomane.  Për  këtë  patriotët  shqiptarë    bënë  përpjekjet  e  tyre      lidheshin  me  fqinjët     l uf t ë n  e p ë r b a s hk ë t  kundër Perandorisë Osmane.  Këto  përpjekje  dështuan  p  ë r  s h k a k  s e  k r e r ë t  e  Aleancës Ballkanike nuk  dëshironin t’i kishin shqiptarët    palë me të drejta të  barabarta në këtë aleancë.  Ata vazhdonin të synonin  copëtimin e tokave shqiptare.  Edhe këtë herë Shqipëria  ndodhej e vetme, me pushtuesin  e  vjetër  brenda  dhe  e  sulmuar  prej  agresorëve    rinj  nga  jashtë.  -Në    veprimet luftarake të  zhvilluara, trupat turke u  thyen keqas. Forcat ballkanike    hynë në territorin  shqiptar, duke larguar prej tij  ato turke. Në këtë situatë,  qeveritarët e Malit të Zi,  Sërbisë e Greqisë, me anë të  sht ypit të tyre f i lluan të  deklaronin gjithnjë e më  hapur qëndrimet antishqiptare.

Modifikuar per here te fundit ( E Enjte, 01 Nentor 2012 19:27 )
Lexo me teper...
 
AMBASADORI I SHBA-së, Z. ALEKSANDER ARVIZU NË KORÇË PDF Print E-mail
Shkruar nga Administrator   
E Hene, 03 Tetor 2011 15:21
Ambasadori i SHBA-së, Z. Aleksandër Arvizu, i shoqëruar nga zv/ministria e drejtësisë, Znj Brikena Kasmi, dhe zv/kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Z. Kreshnik Spahiu, në prezencën e prefektit të Qarkut Korçë, Z. Andrea Mano e të tjerë. Mori pjesë në përurimin e “Qendrës së Ndërmjetësimit” në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë, ku u prit nga Kryetari i kësaj gjykate, Z. Admir Belishta, stafi i tij, përfaqësues të pushtetit vendor e të tjerë. Në fjalën e tij përshëndetëse Z. Belishta midis të tjerave tha: -I nderuar Shlëlqesia Juaj Zoti Ambasador -Të nderuar përfaqësues të USAID-it dhe OPDAT-it -E nderuar Zv/ministre e Drejtësisë -I nderuar Zv/kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë -Të nderuar përfaqësues të Institucioneve Vendore -Të nderuar Kolegë Jemi sot, në këtë ceremoni solemne, për të inaguruar hapjen e “Qendrës së Ndërmjetësimit” në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor, Korçë. Hapja e kësaj Qendre është mundësuar falë projektit JuSt të USAID-it, në bashkëpunim dhe me Fondacionin Shqiptar për Zgjidhjen e Konflikteve dhe Pajtimin e Mosmarrveshjeve dhe do i shërbejë zgjidhjes me ndërmjetësim, kryesisht të çështjeve tregëtare dhe familjare. Në kuadër të zbatimit të një projekti të tillë, palët kanë nënshkruar në datën 24.06.2011 një memorandum bashkëpunimi ku angazhohen për të punuar për zbatimin e ndërmjetësimit.
Modifikuar per here te fundit ( E Hene, 03 Tetor 2011 15:24 )
Lexo me teper...
 
PRESPA NJË PERLË E BUKUR TURISTIKE PDF Print E-mail
Shkruar nga Vehbi Furxhi   
E Enjte, 30 Gusht 2012 18:32
-Është një mëngjes i ngrohtë fund gushti, kur makina la mbrapa Korçën, që po bënte përgatitjet e fundit për “Festën e birrës”, e u fut ne autostradë. Arben Kostur, kryetar i shoqatës së romëve “Disutni Albania”, që ngiste makinën, i thotë Vasilit: “-Po të bashkohen minoritetet në Korçë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 e fitojme një deputet… Ne romët na kini me vehte, shikoni të tjerët, veçse në katër vjetët, për çdo vit të bëhet me rotacion, që çdo minoritet të ketë një përfaqesues deputet, kështu vitin e parë psh minoriteti maqedonas, pastaj romët, vllehët, egjyptianët. Vasili e dëgjon me vëmendje e i përgjigjet! -Është ide e mirë, por duhet institucionalizuar, duke bërë një marrveshje…
Modifikuar per here te fundit ( E Enjte, 30 Gusht 2012 18:40 )
Lexo me teper...
 
NJË POLIKLINIKË E RE BASHKËKOHORE NË KORÇË PDF Print E-mail
Shkruar nga Administrator   
E Marte, 31 Maj 2011 16:13

     

Pranvera këtë vit, bashkë me gëzimin që sjell kjo stinë e bukur, solli dhe një sihariq të mirë dhe të shumëpritur për korçarët PËRURIMI I POLIKLINIKËS “Selaudin Mborja”.

Modifikuar per here te fundit ( E Marte, 31 Maj 2011 16:17 )
Lexo me teper...
 
More Articles...
<< Fillimi < Me para 1 2 3 4 5 6 Me pas > Fundi >>

Faqja 1 nga 6

Sondazh

A mendoni se ne Korce informimi publik eshte korrekt?
 

Komentet e Fundit

Foto nga Qyteti

  • Slideshow nga qyteti
  • Slideshow nga qyteti
  • Slideshow nga qyteti
  • Slideshow nga qyteti
  • Slideshow nga qyteti
  • Slideshow nga qyteti